Transmetuar më 07-12-2017, 17:46

Në këto ditë festash, VIP-at shqiptar janë treguar shumë bujarë dhe na kanë hapur dyert e shtëpisë, duke na treguar se si është atmosfera brenda saj.

Në fillim ishte Sara dhe Ledioni, më pas Ermal Mamaqi, Jon Gjebrea, Majk, e ndërsa tani është radha e një prej çifteve më të dashur për publikun, Marina dhe Geti.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale na ka treguar se si e ka zbukuruar pemën, dhe nuk kishim dyshime që Geti do linte gjurmët e tij edhe tek zbukurimet festive.

Nuk është një pemë e zakonshme me topa me ngjyra, fjongo të kuqe dhe drita, por mund të shikojmë engjëj, babagjysh, zile.

Kjo periudhë mund të cilësohet si më e bukura e vitit, ku është e pamundur që të mos e ndjesh aromën e festave teksa ecën në rrugë, në ballkonet e pallateve drita shumëngjyrëshe e ndërsa edhe në çdo shtëpi është e pamundur të mos jetë vendosur edhe pema e Vitit të Ri. /b.l/noa.al/