Transmetuar më 07-12-2017, 17:36

Aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shqiptari është regjistruar mesditën e sotme në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën A22, në daljen pranë zonës veriore të qytetit të Veronas, ndërsa viktimë ka mbetur 51 vjeçari shqiptar me profesionin shofer kamioni.

Sipas mediave italiane shqiptari punonte për një shoqëri autotransporti në Padova, ndërsa kamioni me të cilin udhëtonte ai është përplasur fort me një automjet të tipit TIR.

Menjëherë pas aksidentit 51 vjeçari është dërguar me urgjencë me ndihmën e një helikopteri drejt spitalit më të afërt të zonës, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu dhe dy makina zjarrfikëse për të ndihmuar në zhbllokimin e rrugës.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/