Transmetuar më 07-12-2017, 17:24

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në faqen e saj të Facebook-ut për viktimat e dhunës në familje.

Sipas njoftimit të ambasadës, viktimat e dhunës apo abuzimeve seksuale mund të marrin ndihmë në SHBA, pavarësisht statusit të tyre të Imigrimit.

"Nëse doni të imigroni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të jetuar përgjithmonë, duke ndjekur ligjet amerikane të imigracionit ne ju mirëpresim.

Ne duam të dini në të gjitha rrethanat, dhuna në familje, sulmet seksuale dhe abuzimi i fëmijëve janë të paligjshme në SHBA dhe garantohen me ligj.

Të gjitha viktimat e dhunës në familje, pavarësisht nga statusi i imigracionit, mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmë", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Për më shumë informacione vizitoni faqen: https://goo.gl/1wt3re