Transmetuar më 07-12-2017, 17:00

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur pak minuta më parë deputetit socialist Ulsi Masnja i cili gjatë mbledhjes së komisionit të Ligjve i ka cilësuar ata si “antiamerikanë”.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Paloka shprehet se ky është një cilësim që të bën të qeshësh. Sipas tij është për të ardhur keq që qeveria po e çon vendin drejt kaosit e destabilitetit.

"Ne ‘antiamerikanë’? E thënë nga pinjollët e atyre që luftuan për 50 vjet ‘imperializmin amerikan’, sigurisht që të bën vetëm të qeshësh.

Ajo që nuk është për të qeshur, është antishqiptarizmi i një qeverie që çdo ditë e më shumë po kërkon ta çoj vendin drejt kaosit dhe destabilizimit", shkruan Paloka.

Mesditën e sotme teksa palët po diskutonin për zgjedhjen e prokurorit të ri pas shumë debatesh opozita braktisi komisionin. Teksa deputetët e PD linin sallën e mbledhjes, habiti kryetari i komisionit, Ulsi Manja i cili tha: "Këta janë antiamerikanë". /b.l/noa.al/