Transmetuar më 07-12-2017, 14:27

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se po kanalizohet reforma në drejtësi.

Duke iu referuar ftesës së Kryeministrit Edi Rama, ndaj Lulzim Bashës për bërjen e një pakti për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri , ai thotë se thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.

Sipas tij, zbatimi i reformës në drejtësi ka hyrë në rrugë shumë të rrezikshme të antikushtetutshmëriëe dhe antiligjit, që siç thotë ai, demonton shtetin e së drejtës dhe instalon një pushtet të kriminalizuar të antiligjit.

“Reforma në drejtësi është e qartë, e zeza mbi të bardhë, në Kushtetutën e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet zbatuar pa lëvizur asnjë presje.

Çdo devijim nga Kushtetuta rrënon reformën në drejtësi e kthen atë në një antireformë dhe provon qartë kapjen nga Kryeministri dhe qeveria. Të huajt cilido qofshin nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi i Kryeministrit”, shprehet Vasili.

Ai nënvizon se ka vetëm një Kushtetutë, dhe as Kuvendi dhe asnjë mision i huaj nuk kanë as më të voglën mundësi ta tjetërsojnë dhe interpretojnë pasi Kushtetuta nuk jua jep këtë të drejtë.

“Shqipëria është Republikë Kushtetuese dhe jo Republikë e kanabisit. Po, Kryeministri, qeveria dhe kushdo tjetër që kërkon të shkelet Kushtetuta është si ata”, thotë në mbyllje Petrit Vasili. /a.y/noa.al

“Kryeprokurori i ri”, opozita braktis “Ligjet", Manja: Jeni antiamerikanë

Kryeprokurori i ri, Rama-Bashës: Eja flasim shqip, mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën

Kryeprokurori, pas SHBA edhe BE: Kuvendi të zbatojë ligjin

Kryeprokurori i ri, Lu: Kushtetuta është e qartë, Parlamenti të zbatojë ligjin

Llallës i përfundon mandati, PS kërkon kryeprokuror të përkohshëm

“Prokurori i Përgjithshëm”, Rama ftoi Bashën për pakt, PD ka këtë përgjigje

Kryeprokurori i ri, Rama ftesë Bashës: A mund të bëjmë një pakt?