Transmetuar më 07-12-2017, 14:10

Pas dy orë e gjysëm debate mbi procedurën e zgjedhjes së kryeprokurorit, opozita u largua nga Komisioni i Ligjeve. Partia Demokratike ishte e qartë në atë që tha se "Kryeprokurorin nuk e zgjedh politika, por KLP-ja, (organ i ri që ende nuk është krijuar)".

Halimi tha se debati zhvillohet me kushtetutës dhe ligjit. Ai deklaroi se opozita i qëndron kushtetutës.

“Do zbatojmë kushtetutën apo do zbatojmë ligjin. Nëse duhet të ndryshojmë kushtetutën hajde të ulemi e ndryshojmë dhe marrim konsensusin, por të hedhim në kosh kushtetutën dhe hajde të zbatojmë ligjin, kjo për ne është e papranueshme.

 Vazhdoni me vendimin, sepse vendimi është cështja e debatit këtu, vendimi për të emëruar prokurorin e përkohshëm me 36 vota, nuk ka qenë diskutimi i mbarimit të mandatit, se ato nuk i kemi ne në kompetencë. I ka KLP me Kushtetutë. Debati është Kushtetuta, ligji. Ne themi kushtetuta, ju thoni ligji, me ligjin vazhdoni, ne i qëndrojmë kushtetutës”, u shpreh Halimi

"Në kushtet e mos krijimit të KLP-së Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet në bazë të eksperiencës. Kuvendi cakton një nga prokurorët me më shumë eksperiencë"  deklaroi kreu i komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja.

Sakaq mazhoranca kërkon që të zgjidhet një kryeprokuror i përkohshëm. Teksa deputetët e PD linin sallën e mbledhjes, habiti kryetari i komisionit, i cili tha "Këta janë antiamerikanë". 

Më herët SHBA dhe BE përmes deklaratave të tyre u shprehën se ligji për prokurorinë e parashikon qartë duke përmendur EURALIUS dhe OPDAT. /b.l/noa.al/