Transmetuar më 07-12-2017, 12:05

Nuk ka gjë më të bukur sesa kur çifti i preferuar i showbiz-it rikthehen përsëri bashkë, kjo është edhe arsyeja pse e gjithë bota është entuziazmuar pas lajmit se Selena Gomez dhe Justin Bieber janë rikthyer sërish bashkë muajin e kaluar.

Justin Bieber nuk e ka harruar asnjëherë Selena Gomez-n. Dyshja e njohur duket se janë rikthyer sërish bashkë, edhe pse nuk e kanë pranuar ende publikisht.

Gjithsesi, dashurinë nuk mund ta fshehësh. Një gazetar ia ka arritur qëllimit që përmes reagimit të Justin kur e pyesin për Selena-n, të marrë përgjigjen që të gjithë dëshirojmë të dimë.

Gazetari e ka pyetur se a do t’i propozojë këngëtares? I dashuruar kokë e këmbë, Justin vetëm ka bërë një qeshje nga veshi në vesh.

Ai është futur në makinën e tij, por përmes këtij reagimi ai e ka dhënë përgjigjen e tij.

Ndarja e tyre u konfirmua dy vjet më parë, në vitin 2015, por kohët e fundit u rilidhën dhe nuk e kanë pasur fare problem edhe ta pranojnë hapur rikthimin në krahët e njëri-tjetrit. /b.l/noa.al/