Transmetuar më 07-12-2017, 11:30

Ai u bë i njohur për publikun shqiptar në emisionin e humorit “Portokalli” me rolet e tij që ngelën në kujtesën e shqiptarëve.

E kemi fjalën për aktorin Julian Deda i cili ka folur së fundi në një intervistë për Urbanus Blog, duke u shprehur rreth raporteve të tij me Portokallinë.

Juli deklaron se nuk është larguar nga “Portokallia” por e kanë hequr pasi patën një mosmarrëveshje me regjisorin Altin Basha për një rol, ku sipas tij kaloi në një inat personal.

“Kjo na doli për mirë pasi u përfshimë në spektakël që ishte dhe mbetet risi për tregun”, thotë ai.

Ky lloj formati nuk ka konkurrent, “Al Pazar” dhe “Portokalli” janë formate të ngjashme për shkak të strukturës së njëjtë.

Ndërsa “Apartamenti 2XL” është format unik në tregun e televizioneve shqiptare”, deklaroi Juli./b.l/noa.al/