Transmetuar më 06-12-2017, 23:45

Një aksident rrugor në të cilën janë përfshirë disa automjete ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, konkretisht në rrugën “Dritan Hoxha”. Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mësohet se në aksident janë përfshirë 5 automjete.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë që forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. (e.c/noa.al)