Transmetuar më 06-12-2017, 21:57

Periudha e Dhjetorit është për shumë njerëz është një nga periudhat më të bukura.

Sigurisht kjo lidhet me festat e fundvitit.

Në këtë periudhë njerëzit janë më të ngrohtë dhe shkëmbejnë edhe dhurata me njëri tjetrin.

Ekspertët e horoskopit tregojnë se çfarë dhuratash pëlqejnë njerëzit që i përkasin shenjës së Gaforres.

Ata do ta preferonin shumë një dhuratë të bërë me duart tuaja. Mund të jetë një pulovër, një shall, apo edhe një shtëpi zogjsh. Mjafton që ta keni bërë vetë dhe do të prekni, zemrën e gaforres, që është një shenjë super romantike. Po kështu edhe një fotografi e fëmijëve, një foto kujtim nga të afërmit, apo edhe një kafshë shtëpiake mund të ishin dhurata që do ta gëzonin. Po kështu edhe dhurata që kanë të bëjnë me shtëpinë, si një mbulesë speciale për divanin, një mbulesë tavoline, apo edhe një album fotografish, mund të jetë e vlefshme. Por edhe peshqirë për në tualet, një komplet kripërash për vaskë, do të shkonin shumë. Si një shenjë që udhëhiqet nga planeti i Hënës, gaforrja mund të preferojë edhe argjendin, si një bizhuteri me argjend, apo edhe një servis çaji prej argjendi./a.k/noa.al/