Transmetuar më 06-12-2017, 20:09

Alban Skënderaj është një nga kanautorët më të suksesshëm të muzikës shqiptarë.

Këngët e tij janë nga më të preferuarat në të gjitha grupmoshat.

Ai së fundmi në një postimi në Facebook, njofton se do të bëjë një koncert me të gjitha këngët e tij më të mira në karrierën e tij 15-vjeçare.

Koncerti do të zhvillohet më 9 shkurt të vitit të ardhshëm në Pallatin e Kongreseve, në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të RTSH-së së bashku me një bandë profesionistësh.

Postimi i plotë i Alban Skënderaj:

Miq, jam i lumtur t’ju njoftoj e te ndaj me ju nje nga arritjet me te rendesishme te karrieres time. “Hapesira e nje Endrre” eshte projekti qe vjen dhe tejkalon tashme permasat e nje koncerti klasik. “Hapesire e nje endrre” qe ende zgjerohet drejt pafundesise nisi egzaktesisht para 15 vitesh me realizimin e kenges time te pare ne studio me po te njejtin titull. Endrra ende vazhdon, por pjese e kesaj endrre keni qene e jeni dhe ju qe me dashurine tuaj i keni dhene jete e krahe te fluturoje. Ky do te jete me shume se Koncert, do te jete nje eksperience, nje hapesire per gjetur veteveten e per te shkembyer vetem energji pozitive me njeri tjetrin.

Orkestra Simfonike e RTSH me nje Band profesionistesh do te nderthuren ne nje koncept modern dhe klasik e do te trasformojne gjithcka ne nje miks te magjishem notash dhe emocionesh. Rreth 2 ore muzike, te gjithe kenget e mia me te njohura, nga me vjetrat te me te rejat ne orkestrime me peshe e nje dimension te ri. Do te kete disa te ftuar speciale dhe shume surpriza qe publiku dhe skena te krijojne nje ure lidhese si asnjehere tjeter. Biletat shume shpejt do gjenden lehtesisht online dhe jo vetem per kedo. Shpejt do te kete informacione me te detajuara mbi gjithcka.

Faleminderit./a.k/noa.al/