Transmetuar më 06-12-2017, 20:09

Shumë është folur për rreziqet që i kanosen planetit Tokë. Së fundmi, thuhet se në 16 dhjetor, asteroid gjigant Phaethon do të kalojë pranë Tokës, në një distancë 10 milion kilometra. Megjithëkëtë shkencëtarët e konsiderojnë atë potencialisht të rrezikshëm për planetin tonë.

Herën tjetër, në vitin 2093 ai do të kalojë vetëm 2.9 milion kilometra larg. 10 vjet pas kalimit të fundit, në 16 dhjetor do të rikthehet për të përshëndetur Tokën super asteroid Phaethon.

Ky asteroid ka një diametër prej 5 km dhe renditet i treti për nga madhësia ndër asteroidet potencialisht të rrezikshëm.

Ekspertët thonë se ai do të kaloje në një distancë të sigurte prej 10 milionë kilometër larg nesh, do të jetë i ndritshëm mjaftueshëm për t’u vrojtuar edhe me një teleskop të vogël.

Dhe pas 16 dhjetorit 2017 shkencëtarët thonë se kalimi i ardhëm shumë pranë tokës është parashikuar të ndodhë në 14 dhjetor të vitit 2093 në një distancë prej vetëm 2.9 milionë km. /k.k/noa.al/