Transmetuar më 06-12-2017, 19:26

Kreu demokristian Nard Ndoka tha se Lulzim Basha është një politikan karriere që ka futur një frymë perëndimore jo vetëm në Partinë Demokratike, por në të gjithë politikën shqiptare.Në studion e Syri.net, Ndoka tha se Basha ka treguar karizmën e tij politike në përballjet që ka pasur në garat e brendshme në PD, qoftë atë përballë zotit Sokol Olldashi ashtu edhe në garën e fundit përballë Eduart Selamit.

“Gjithashtu Basha u përball edhe me grupimin e të pakënaqurve në Partinë Demokratike dhe mendoj se këto janë përballje që nxorën në pah jo vetëm karizmën dhe profilin e Lulzim Bashës, por edhe përgatitjen e tij si një politikan perëndimor. Mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse zoti Berisha duket se vendosi që timonin e Partisë Demokratike t’ia besonte Bashës, pasi ish-kryeministri ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë ndër vite”, tha Ndoka.