Transmetuar më 06-12-2017, 19:06

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e kësaj të mërkure, të vënë nën akuzë për pastrim parash.

Të arrestuarit janë Y.Q., 41 vjeç dhe E.SH., 35 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ata po lëviznin, u zbuluan dhe sekuestruan 30 mijë euro cash.

Policia ka dyshime të forta se këto para vijnë përmes rrugëve të jashtligjshme, dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka nisur hetimin ndaj tyre për pastrim parash.

Në të njëjtën kohë materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërsa po punohet për sqarimin dhe dokumentin e plotë ligjor të ngjarjes. (e.c/noa.al)