Transmetuar më 06-12-2017, 18:54

Ashtu siç është bërë tashmë traditë, edhe këtë fundvit Tirana ka ndezur dritat e pemës gjigande, si për të lajmëruar hyrjen zyrtarisht në atmosferën e festave.

Qindra qytetarë ishin të mbledhur në sheshin “Skenderbej”, aty ku dhe është i vendosur bredhi i festave.

Ka qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili pas numërimit mbrapsht me fëmijë dhe qytetarë të shumtë ka shkelur butonin e ndezjes së dritrave.

Atmosfera në sheshin “Skënderbej” është zbukuruar me lodra për fëmijë dhe një sërë kabinash që ofrojnë shërbime të ndryshme. 

tashmë edhe Tirana u bashkohet kryeqyteteve të tjera në mbarë globin, që kanë hyrë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. (e.c/noa.al)