Transmetuar më 06-12-2017, 18:11

Nuk ka punonjës që nuk do lumturohej dhe që nuk do përgjigjej në telefon me zërin e lumturuar. Dhe si mund të ndodh ndryshe?!

Italiani Antonio Piolanti i cili bashkë me ish-shokun e shkollës drejton “Lasersoft”, kompaninë në Rimini e dedikuar me strukturën hoteliere dhe aktivitetet komerciale, u ka bërë një dhuratë të paparë të gjithë punonjësve.

“Festojmë 30-vjetorin e aktivitetit tonë. Donim që ti vlerësonim të gjithë me një javë pushime. Paguajmë ne për ta, por mund të marrin edhe familjarët me vete me shpenzimet e tyre. Përsërisim eksperiencën e vitit 2008, kur shkuam të gjithë në Dubai”, tha Piolanti.

Ai thotë se është normale që me nisma të tilla, i bëhet publicitet kompanisë, por shprehet se nuk është ky qëllimi i pushimeve, “Është në sajë të sforcove të punonjësve që kemi arritur deri këtu”.

Më tej shprehet se xhiroja e kompanisë ka shkuar në 2 milionë e gjysmë euro në vit, duke u rritur ndjeshëm, shkruan noa.al.

“Udhëtimi bashkë, përforcon shpirtin e skuadrës dhe bën që të punohet më mirë”. shton ai. /a.y/noa.al