Transmetuar më 06-12-2017, 17:39

Është cilësuar si vajza më e bukur në botë, për shkak të tipareve të saj prej kukulle dhe syve të saj të mëdhenj blu.

Anastasia Knyazeva, është një vogëlushe 6-vjeçare ruse, e cila numëron më shumë se 500 mijë ndjekës në Instagram.

Fotografitë e saja kanë ngjallur sukses të madh, ndërkohë që profili i vogëlushes menaxhohet nga e ëma.

Fansat janë mahnitur nga bukuria e saj, dhe e kanë ndjekur që nga fillimi karrierën e saj si modele, shkruan noa.al.

Vogëlushja duket sikur po ndjek gjurmët e Thylane Blondeau, 16-vjeçares franceze, modele dhe vajza e futbollistit Patrick Blondeau, e cila e mori më herët këtë titull, kur ishte më pak se 10 vjeçe. /a.y/noa.al