Transmetuar më 06-12-2017, 17:11

Një 24 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë i arrestuar në flagrancë me trafik droge.

Lajmi bëhet i ditur nga medit italiane sipas të cilave, i riu shqiptar është ndaluar në Peskara, pasi ju zbulua dhe sekuestrua drogë në automjet.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua gjatë një kontrolli rutinë në një prej rrugëve kryesore, dhe ku efektivët insistuan në një kontroll të imtësishëm pas nervozizmit të shqiptarit.

Ai e kishte fshehur drogën në pjesën e motorit pas krijimit të një kutie kamufluese të posaçme për ta fshehur drogën, dhe autoritetet italiane thanë se ishte plot 1 kg kokainë.

Nëse do të ishte shitur në treg kjo sasi droge do të arrinte përfitimin e 200 mijë eurove. (e.c/noa.al)