Transmetuar më 06-12-2017, 17:01

Këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë do të ulet për herë të parë Elena Xhixha, deputetja më e re e PDIU-së, pas dorëheqjes së biznesmenit Bujar Muça.

E renditur e treta në listën e Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ajo tashmë do të përfaqësojë elektoratin e Elbasanit.

Por edhe pse nuk e ka hedhur ende hapin brenda sallës së Kuvendit, Xhixha tregon se do të votojë në shumicën e rasteve pro mazhorancës, gjithnjë në varësi të projektligjit.

Elena Xhina tregon për newsbomb.al edhe momentet e para kur mori vesh që do të ishte pjesë e parlamentit.

Ajo thotë ndër të tjera se do të jetë një zë i fuqishëm në parlament në fushën e ligjeve, duke shfrytëzuar dhe eksperiencën e saj 15 vjeçare në këtë drejtim. (e.c/noa.al)