Transmetuar më 06-12-2017, 16:47

Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të vizitës zyrtare që pati në Bruksel.

Duke publikuar një album me fotografi me titull “Në rrugën e bashkimit me Europën”, ai thotë se u vlerësuan rezultatet e arritura nga Shqipëria.

Po ashtu ai shprehet optimist për çeljen e negociatave brenda gjashtë mujorit të ardhshëm.

“Dje gjatë takimeve me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian, për rezultatet bindëse të Shqipërisë në rrugën drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Familjen e Europës së Bashkuar, ku të gjithë njëzëri konfirmuan progresin mbresëlënës dhe u shprehën më optimistë se asnjëherë më parë për çeljen e negociatave në kohën e përcaktuar si objektiv nga qeveria shqiptar”, shkruan Rama.

Bashkëngjitur gjeni fotogalerinë e takimeve të kreut të qeverisë, me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian. /a.y/noa.al