Transmetuar më 06-12-2017, 15:58

Janë plotë 12 persona të arrestuar lidhur me trafikimin e 2.5 ton kanabis sativa nëpërmjet portit të Durrësit drejt Italisë.

Policia e Shtetit në një deklaratë përmbledhëse lidhur me operacionin bën me dije pasditen e sotme detaje.

Në qëndrimin zyrtar thuhet se më 13 janar nga ana e Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane “Interforza” në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, mbi sekuestrimin e një sasie prej 2 ton e 530 kg lëndë e dyshuar llojit kanabis sativa më 11 janar në Portin e Ankonës në Itali.

Kamioni ishte ngarkuar në kamionin “Man”, me targa AA 846 GJ dhe AER 357, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, 47 vjeç, lindur në Fier e banues në Gjirokastër.

Ky kamion më 9 janar është nisur nga Porti i Durrësit me tragetin M/N AF MARINA me destinacion Durrës-Bari.

Policia Italiane ka arrestuar në flagrancë Dhimo Koraj, i cili shoqëronte kamionin në portin e Ankonës, ndërsa në listën e pasagjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi më datë 9 janar, shtetasi Demo Progonati,  46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier.

Në bazë të informacionit të sjellë nga pala italiane, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit  ka bërë regjistrimin e procedimit penal datë 13 janar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda  dhe në vazhdën e veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri me tani janë arrestuar ne kuadër të këtij procedimi edhe dhjetë persona.

-Më 4 nëntor u ndaluan Skënder Siqeca, 53 vjeç dhe Arbi Mustafa, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

-Më datë 5 dhjetor, u ndalua Agron Kapllani, 51 vjeç, banues në Durrës, ish punonjës policie, trup shërbimi, shoqërues qeni në portin e Durrësit, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

-Më datë 5 dhjetor, u ndalua Gëzim Dervishi, 59 vjeç, banues  në Durrës, ish specialist në trajtimin e  qenve të shërbimit në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. I përjashtuar nga policia më 28 korrik.

-Më datë 5 dhjetor, u ndalua nga SH.Ç.B.A,  Festim Lelaj, 47 vjeç, specialist për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier.

-Më datë 6 dhjetor u ndalua Altin Katundi, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë doganier në Portin e Durrësit.

-Më datë 6 dhjetor, u ndalua shtetasi në kërkim Mikail Hila, 28 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Po në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit e mëposhtëm:

-Më datë 15 janar 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim”.

-Më datë 7 qershor, u ndalua shtetasi në kërkim Euron Hoti, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve”.

-Më datë 21 qershor, u ndalua shtetasi Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

-Më datë 28 nëntor, u ndalua shtetasi në kërkim Aurel Lazaj, 32 vjeç,  banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë rast trafiku të lëndëve narkotike, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda  vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, duke çuar para drejtësisë të gjithë personat e implikuar. /a.y/noa.al

Kamioni me drogë në Durrës u ndihmua nga zyrtarë të lartë, në pranga policë dhe doganierë

Shkatërrohet rrjeti i trafikut nga Porti i Durrësit, e drejtonte zyrtari i lartë i policisë