Transmetuar më 06-12-2017, 15:41

Moderatorja Alketa Vejsiu për vite me radhë është treguar fanatike sa i takon familjes së saj, aq sa shumë pak dihet rreth bashkëshortit apo fëmijëve të saj.

Një zgjedhje e bërë qëllimisht, për ta ruajtur sa më shumë familjen nga vëmendja e mediave.

Por hera herës ajo bën ndonjë tolerim, me anë të dedikimeve apo fotove ku zbulon shumë pak prej tyre.

Kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku ka publikuar një fotografi të së bijës Nikol, me rastin e ditës së emrit, ku emocionon me një dedikim për të voglën e saj.

“Kaq shumë e desha kështu siç është… Zoti na ka shpërblyer! Është e bukur Niki se ka zemrën dhe mendjen të bukur! Edhe sytë, edhe buzëqeshjen; është zemra jonë. Happy Saint Nicolas Tartaruga Bella! Për të gjitha Nicol-at dhe Nicolas-ët tuaj, sa më shumë dashuri dhe dhurata. Engjëjt të këndojnë për fëmijët tuaj dhe Zotin ta kenë mbi çatinë e shtëpisë gjithmonë! Nicol, vogëlushja ime”, shkruan Alketa në postimin e bërë në Instagram.

Krahas Nikol, Alketa është edhe nënë e një djali me emrin Lionel. /a.y/noa.al