Transmetuar më 06-12-2017, 13:11

Policia e Memaliajt ka sekuestruar një arsenal armësh dhe një sasi prej 5 kilogram kanabis sativa. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik nga policia për arsye hetimi.

Burime policore sqarojnë se dy persona po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre. Blutë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur "Përroi i Madh", në fshatin Zhapokikë, Bashkia Memaliaj.

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në një zonë me shkurre 4 armë zjarri, përkatësish: tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë. 

Gjithashtu, pranë tyre është gjetur dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa me peshë totale, 5 kg”.

Nga shërbimet e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për  kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve  narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./b.l/noa.al/