Transmetuar më 06-12-2017, 07:44

Edhe pse u konsideruan si një prej çifteve që premtonte jetëgjatësi pas daljes nga Big Brother, Xheni dhe Benardi, krejt papritur i dhanë fund marrëdhënies së tyre disamujore. 

Me një numër të madh fansash dhe me një ndjekje të madhe edhe në spektaklin e kërcimit DWM, ku u bën pjesë për disa javë, dy të rinjtë nuk arritën ta çonin deri në fund rrugëtimin së bashku. 

Arsyet, askush prej të dyve nuk i tha publikisht duke preferuar që këtë pjesë ta mbajnë private. Por për të folur për arsyet që kanë çuar drejt këtij vendimi, Xheni ka zgjedhur Top Albania Radion, në emisionin e Dojna Memës.

“Ndarja ka ardhur nga unë. Kemi dy muaj që jemi ndarë sepse Bernardi ka nevojë të rritet dhe pak. Ndoshta nga Big-u kujtoi se ishte më personazh se ç’ishte dhe harroi se kishte një të dashur nga pas”, u shpreh Xheni.

E pyetur nëse e mendon rikthimin me djalin nga Laçi, Xheni e ka mohuar kategorikisht.

“Unë e shihja Bernardin si mashkullin e jetës, por ai kishte plane të tjera dhe deri tani nuk ka asnjë ndryshim nga ai”, rrëfehet Xheni. /b.l/noa.al/