Transmetuar më 06-12-2017, 07:30

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina më 12 nëntor u bënë prindër të një vajze.

Ronaldo u bë baba për herë të katërt dhe lajmin e bukur e dha vetë ylli portugez nëpërmjet një fotoje në Instagram, e cila shumë shpejt u rendit në fotot më të pëlqyera për vitin 2017.

Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të famshëm, Ronaldo nuk ka nguruar që të postojë foto të fëmijëve të tij në rrjetet sociale. 

Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Alana Martinën, e cila ndonëse nuk i ka bërë ende një muaj, është bërë pjesë e kopertinës së një prej revistave prestigjoze, “Hola”, ku shfaqet me nënën e saj Georgina.

Ronaldo është baba i katër fëmijëve, Ronaldo Jr, binjakëve Eva Maria dhe Mateo, nga nëna surrogate dhe vogëlushes së sapo ardhur në jetë, Alana Martina. /b.l/noa.al/