Transmetuar më 05-12-2017, 20:27

Kombëtarja shqiptare e futbollit siguron një takim miqësor për vitin 2018.

Miqësorja e radhës për Kombëtaren shqiptare do të jetë ajo kundër Iranit.

Gjatë një takimi në Iran, mes krerëve të të dy Federatave të Futbollit u arrit akordi parimor për zhvillimin e një ndeshje në një datë per t’u caktuar para Botërorit të vitit 2018.

“Një miqësore me Shqipërinë është e parashikuar në kontratën që nënshkruam. Por ajo mund të zhvillohet në një shtet tjetër”, tha presidenti i Federatës Iraniane, Mehdi Taj për mediat e vendit të tij.

Miqësorja e fundit që luajti Kombëtarja shqiptare është ajo kundër Turqisë, ku edhe fitoi në transfertë me rezultatin 3-2/a.k/noa.al/