Transmetuar më 05-12-2017, 16:49

Një djalë i ri i cili prej disa kohësh mban një leopard si kafshë shtëpie dhe e nxjerr shpesh shëtitje, ka ngjallur panik te fqinjët e tij.

Rasti i cili po bën xhiron e botës, vjen nga qyteti rus i Nizhny Novgorod, në distriktin e Volga.

Shumë prej tyre u terrorizuan pasi panë të riun me emrin Aleksandr, duke shëtitur qetësisht me leopardin, në një park të frekuentuar nga fëmijët.

Telekamerat e sigurisë së pallatit, e filmuan duke zbritur shkallët bashkë me leopardin në mesin e muajit nëntor, ndërsa kafshën e mban të lidhur si qen. Noa.al sjell më poshtë pamjet e fiksuara ku kafsha shihet bashkë me të zotin. 

I zoti i kafshës replikoi kështu, “Nuk është i rrezikshëm dhe nuk i ka bërë keq askujt. Nuk sulmon dhe as i ngacmon njerëzit, as për të lozur. Nuk i vendos turi, pasi nuk ekzistojnë për këto kafshë. Megjithatë është një leopard shumë i dashur. /a.y/noa.al