Transmetuar më 05-12-2017, 12:50

Viti që sapo lamë pas ishte i mbushur plot me dasma, mirëpo ka akoma në rradhët e personazheve që presin kurorëzimin këtë vit që po vjen.

Të gjithë e njohin gazetarin që është gjithmonë në gjurmë të rrënjëve të shqiptarëve, por shumë pak dini për jetën e tij personale.

Sot, gazetari i njohur Marin Mema ka zbuluar që dhe ai ka në plan të martohet së afërmi me njeriun e tij të zemrës.

Jo vetëm që ka një partnere, por ka dhe një marrëdhënie serioze me të dhe një festë për t’u shndërruar në burrë e grua është në horizont. Marin Mema e ka pranuar vetë në programin Wake Up, kur u pyet për planet për dasmë.

Marini, ka zbuluar në këtë intervistë dhe pasionin e vjetër për futbollin, nga u largua për shkak të një dëmtimi. Tashmë pasioni kryesor ka mbetur gazetaria, që e ka pasur qysh herët.

Bashkëshortja e ardhshme e Marinit duhet ta ketë menduar mirë bashkëjetesën me këtë pasion, para se të pranonte të bëhej gruaja e tij. /b.l/noa.al/