Transmetuar më 05-12-2017, 12:33

“Diamanti i paqes”, u nxor në ankand në New York, për një çmim prej 6.5 milionë dollarë.

Guri i çmuar prej 709 karatësh u ble nga Laurence Graff, president i Graff Diamonds.

Siç raporton Bbc, gjysma e të ardhurave nga shitja do të investohen, për të përmirësuar jetën e fshatit të vogël të Koryardu në Sierra Leone.

Ishte pikërisht në këtë fshat ku dhe u nxor diamanti gjigant.

Gjetja e tij bëri bujë, ashtu sikundër dhe shitja në ankand me një çmim kaq të shtrenjtë. /a.y/noa.al