Transmetuar më 05-12-2017, 10:32

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se rruga “Sulejman Pitarka” pjesërisht, pranë Ish parkut 21 Dhjetori nuk do të furnizohen me energji elektrike nga ora 09:00-16:00.

"Në kuadër të projektit për rikonstruksionin e kabinave elektrike 6 kV dhe kthimi i tyre në kabina 20 kV, me linja kabllore TM dhe ndërtimin e kabinave të reja, është duke u punuar sot nga ora 09.00 deri në 16.00, në kabinën “Golloborda”.

Gjithashtu, do të bëhet edhe demontimi i kabinës shtyllore. Zonat të tjera pa energji elektrike ditën e sotme do të jenë edhe Mëzesi e Yzberishti.

Po kështu për shkak të punimeve qe do të kryhen në kabinat B-3 ;  B-6 dhe B-8 , fideri F-17, N.stacioni Kashar, në kuadër të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, pas dëmtimit që pësoi ky nënstacion ditët e fundit, sot nga ora 10:00-15:00 do të ketë kufizime energjie zona afër Top Chanel pjesërisht, Mëzez pjesërisht, Yzberisht pjesërisht./b.l/noa.al/