Transmetuar më 05-12-2017, 10:05

Vullnetarizmi nuk është profesion, vullnetarizmi është një vlerë e shtuar e çdo shoqërie të zhvilluar. Duke vullnetarizuar ne kontribuojmë të gjithë për komunitetin në të cilin duam të jetojmë çdo ditë.

I tillë është edhe komuniteti i kafshëve, të cilat natyrisht që kanë nevojë për mirëmbajtjen dhe ndihmën e njeriut.

Ndaj sot, me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit, vullnetarët e Kopshtit Zoologjik organizojnë aktivitetin: “1 Ditë Vullnetarizmi në ZOO PARK”, ku çdo i apasionuar pas kafshëve do ketë mundësi që të kujdeset, pastrojë apo ushqejë kafshët që gjenden në Kopshtin Zoologjik.

Gjatë kësaj dite të gjithë vullnetarët do të trajnohen nga stafi i Zoo Park mbi punët e përditshme dhe përkujdesin ndaj kafshëve. Më pas vullnetarët do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre konkret në pastrimin e territorit brenda dhe jashtë Zoo Park, pastrimin e vendqëndrimit të kafshëve, sistemimin e logjistikës dhe ushqyerjen e kafshëve.

Mos harroni të merrni me vete fëmijët, miqtë tuaj, buzëqeshjen dhe dëshirën e mirë për t’u kujdesur për kafshët. Nëse nuk jeni regjistruar akoma si Vullnetar i Kopshtit Zoologjik, klikoni linkun më poshtë dhe bashkohuni me skuadrën “ZOO Park Volunteers”: https://goo.gl/forms/SEsvNp08YSJQ7fHF3