Whatsapp sjell një tjetër risi, me siguri do e pëlqeni
Transmetuar më 05-12-2017, 08:40

Platforma e komunikimit WhatsApp, e përdorur masivisht në mbarë botën do të shtojë një funksionalitet të ri përmes përditësimit më të fundit të iOS.

Ju ka dërguar dikush një link për të parë një video në YouTube dhe dëshira juaj është që ta aksesoni direkt ndërkohë që jeni duke chatuar? WhatsApp do ju vijë në ndihmë me risinë më të re që pritet të instalohet.

Metoda e mbivendosjes së fotove do të lejojë përdoruesit të aksesojnë videon ndërkohë që janë duke naviguar diçka tjetër.

Përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe dhe të shikojnë videon njëkohësisht. Kjo karakteristikë po përshtatet mbi iOS, ndërsa për Android nuk është bërë publik ndonjë njoftim.

WABetaInfo zbuloi këtë karakteristikë të fshehur në kodin për iOS në përditësimin e fundit i0S 2.17.40 që u realizua në korrik. /b.l/noa.al/

Loading...
Loading...