Transmetuar më 05-12-2017, 08:22

Modelja shqiptare Emina Çunmulajt ndau me fansat gëzimin e pritjes së një tjetër fëmije, pak ditë më parë përmes një fotoje me bashkëshortin dhe vajzën. 

Ajo mbante një bluzë ku shkruhej me humor që një fëmijë po vinte. "Jam shumë e mirë. Mami dhe babi vendosën të bënin dhe një tjetër", lexohej në bluzën e Ella-s. 

Ndërkohë barku i Eminës dhe shënimi në foto përforconte lajmin. "Familja jonë po rritet", shkruante ajo.

Por mesa duket nuk kanë mbaruar bluzat me mbishkrime të vajzës së modeles që flasin për ardhjen e një fëmije tjetër. Shumë shpejt ajo do të jetë motra e madhe dhe këtë tregon mbishkrimi i bluzës në foton që ka postuar Emina.

Të dyja të veshura me xhinse dhe lart me të bardha, Emina dhe Ella po pozojnë gjithë gëzim. Ndoshta fotot janë realizuar të gjitha në një ditë dhe modelja do na e zbulojë pak nga pak koleksionin e bluzave të vajzës. /b.l/noa.al/