Transmetuar më 05-12-2017, 08:07

Një ylber mund të jetë një pamje e mahnitshme, por në shumicën e rasteve kjo është gjithashtu një dukuri mjaft e shkurtër. 

Disa profesorë dhe studentë në Universitetin kinez të kulturës në malet e Taipeit, mundën të shijonin një ylber që zgjati plot 9 orë.

Chou Kun-hsuan e ka quajtur këtë dukuri të mrekullueshme, si një dhuratë nga qielli. Ai bashkë me kolegët e studentët e departamentit, u përpoqën të dokumentonin ngjarjen e rrallë.

Ylberët zgjasin zakonisht më pak se një orë. Vëzhgimet e tyre, fotot dhe regjistrimet në video tregojnë se fenomeni zgjati nga ora 76:57 deri në 15:55, domethënë 8 orë e 58 minuta.

Nëse do të konfirmohet, ai do të thyente rekordin paraprak të ylberit "më jetëgjatë", i vendosur në Yorkshire të Anglisë më 14 mars të vitit 1994.