Transmetuar më 04-12-2017, 16:58

Një burrë i cili shtirej si magjistar, ka mashtruar keq një vajzë të mitur duke abuzuar seksualisht me të. I dyshuari i moshës 47-vjeçare u arrestua nga policia e Fiumicino në Itali, nën akuzën e abuzimit seksual.

Ai akuzohet se ka joshur një vajzë 16-vjeçare duke i premtuar se do i hiqte syrin e keq dhe do i largonte celulitin, por kur vajza u paraqit në zyrën e tij për të marrë “dozën e magjisë”, ai abuzoi me të, shkruan noa.al..

E reja konfirmoi gjithçka gjatë një seance gjyqësore të mbajtur këtë të hënë në gjykatë. Gjithçka u zbulua bazuar në denoncimin e nënës së të resë, ku ai i kishte premtuar heqjen e syrit të keq dhe celulitit me një “lëng magjik”.

Gjatë takimit, e reja u shoqërua në tualet, ku duhet të praktikohej masazhi në këmbë, por aty u abuzua seksualisht nga “magjistari”, me pretekstin se vetëm në atë mënyrë mund t’i hiqte “syrin e keq”.

Nëna e së miturës zbuloi gjithçka pasi pa tronditjen e vajzës duke bërë denoncimin në ëpolicinë e Romës, në sektorin e krimeve seksuale, çka çoi në arrestimin e 47-vjeçarit. /a.y/noa.al