Transmetuar më 04-12-2017, 15:59

Barbados e kanë nderuar këngëtaren Rihanna në një mënyrë vërtetë të veçantë. Vendi i saj i lindjes i ka dedikuar një rrugë që mban emrin e saj.

Me vendim qeverie u ndryshua emri i rrugës së Bridgetown nga Westbury New Road, në Rihanna Drive.

Pikërisht në këtë rrugë Riri është rritur dhe ka kaluar fëmijërinë e saj. Këngëtarja mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit, e mbajtur këtë fundjavë, bashkë me familjen e saj.

Bridgetown është kryeqyteti i Barbados, vend ku këngëtarja e njohur ka kaluar fëmijërinë para se të fitonte famë dhe të transferohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 16-vjeçare.

Gjatë ceremonisë, siç shkruan Noa.al, Rihanna mbajti një fjalim falënderues, duke i ftuar që të gjithë që të ndjekin ëndrrat e tyre. Nga ana e tij Kryeministri i Barbados, Freundel Stuart, tha se Rihanna “është një nga personalitetet më ikonike të shekullit të 20-të”. /a.y/noa.al