Transmetuar më 04-12-2017, 14:10

Statuja e Leo Messit, që ndodhet në “Paseo de las Glorias” të Buenos Aires-it, ishte viktimë e një sulmi vandalizmi. Ajo u paraqit të dielën me këmbët e prera. 

Ky është akti i dytë i vandalizmit të vuajtur nga kjo statujë e inauguruar më 28 qershor 2016 në bregdetin e jugut të kryeqytetit të Argjentinës.

Herën e parë ndodhi në janar të këtij viti dhe pësoi dëme. Ky imazh realist i skulptorit Carlos Benavidez do të transferohet në Drejtorinë e Monumenteve dhe Veprave të Artit të qytetit që të rikthehet si më parë nga e hëna.

Policia tha se nuk kishte informata për identitetin e autorëve. Në janar, monumenti u pre në gjysmë, nga beli, deri para se të riparohej dhe të ringrihej nga qeveria e qytetit ditë më vonë.

“Statuja ishte viktimë e një vandalizmi”, tha atëherë sekretariati i kulturës së qytetit. Statuja u rizbulua në qershor, pak pasi Argjentina humbi finalen e “Copa America”, shkruan telesport.

Futbollisti i Barcelonës është shumë i dashur në atdheun e tij. Ylli i Barcelonës ka, megjithatë, kritikët e tij, veçanërisht ata që kritikojnë performancat e Messit për Argjentinën, me të cilën ka humbur tri finale të mëdha në dy vjet, duke përfshirë edhe Kupën e Botës 2014./b.l/noa.al/