Transmetuar më 04-12-2017, 08:19

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mirë.

Dashi

Mos u tregoni shumë të afërt gjatë ditëve të para të javës me personat që kanë shpirt ambicioz, të cilët marrin merita që s’u takojnë. Prania e Mërkurit ju krijon pështjellim dhe ju pengon të njihni personat që keni pranë. Përpiqeni të mos e teproni me reagimet tuaja, por të veproni yjeve në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë për të marrë një vendim.

Demi

Gjallërohuni dhe mos dëgjoni fjalët boshe që nuk ju bëjnë të fitoni asgjë të rëndësishme që t’ju interesojë. Mos u jepni rëndësi mesazheve që do të merrni ditën e martë, sepse do të jenë të pakuptimta. Të enjten dhe të premten humori juaj do të përmirësohet falë pranisë së Venusit në shenjë. Të premten mos iu përgjigjni provokimeve që kanë lidhje me aspektin profesional. Të dielën përpiquni të çlodheni dhe të mos e përjetoni realitetin si sfidë.

Binjakët

Saturni po përgatitet që pas pak javësh të kalojë në shenjën tuaj. Mos u besoni shumë njerëzve që ju rrethojnë apo intuitës tuaj. Do të keni iluzionin se gjërat më në fund do të ndryshojnë, por në fakt nuk ka për të ndodhur kështu. Mundohuni t’u shmangeni tensioneve që do të shkaktohen si pasojë e pranisë së Marsit, sidomos të enjten e të premten. Në fundjavë përpiquni të qetësoheni që të merrni veten.

Gaforrja

Ndonjëherë ndikimi i yjeve është vërtet i paparashikueshëm. Afrimi i Mërkurit dhe i Saturnit do të ndikojë që ju të përballeni me realitetin. Do të hasni probleme si në aspektin emocional edhe në atë profesional. Megjithatë, prania e Venusit në shenjën tuaj ditën e premte do të ndikojë në përmirësimin e raporteve. Në fundjavë Neptuni do të kalojë në shenjën tuaj, ndaj përpiquni të qetësoheni.

Luani

Gjatë kësaj jave Jupiteri dhe Venusi do të largohen nga shenja juaj, por në datën 9 dhjetor planeti Mars do të kalojë në këtë shenjë. Si pasojë e lëvizjes së planetëve as ju, as personat pranë jush nuk do të jeni protagonistë. Por ju nuk ju pëlqen qetësia, ndaj shpesh do të ndikoheni prej Uranit, i cili do t’ju bëjë të ndiheni nervozë. Të dielën, falë pranisë së Neptunit do të mund të gjeni sërish qetësinë.

Virgjëresha

Këtë javë do ta pranoni pa frikë realitetin dhe problemet nuk do t’ju trembin. Venusi do të jetë në shenjën tuaj, duke ju favorizuar në marrëdhëniet me të tjerët. Do të ndiheni energjikë dhe me dëshirën për të përjetuar çaste të paharrueshme. Do t’u qëndroni larg situatave problematike që ju ulin vetëbesimin. Të dielën ju këshillohet të shmangni shpjegimet e detajuara, sepse mund të krijoni keqkuptime.

Peshorja

Pikërisht atëherë kur dukej se gjërat kishin gjetur zgjidhje, Mërkuri do të largohet nga shenja juaj. Do t’ju duhet të vazhdoni të merreni me angazhimet tuaja, por duke shfaqur njëfarë skepticizmi. Për fat, falë kujdesit që tregoni, do ta pranoni këtë gjë pa e pasur problem. Në fundjavë, prania e Hënës në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë në aspektin profesional.

Akrepi

Saturni dhe Mërkuri nuk do të ndikojnë pozitivisht gjatë ditëve në vazhdim. Mërkuri do të largohet nga shenja juaj, duke krijuar kështu ndërlikime të paparashikuara. Përpiquni të ngushëlloheni me praninë e Venusit, i cili do të jetë aleati juaj, duke ju ndihmuar në aspektin profesional dhe personal. Përpiquni që në fundjavë të toleroni kaosin e shkaktuar si pasojë e ndikimit të Neptunit. Të dielën do të ndiheni të çliruar.

Shigjetari

Mbase do të donit t’i shprehnit hapur ndjenjat tuaja, por duket se dikush, për nga mënyra si sillet, ju pengon. Kësisoj, do të ndiheni të paduruar dhe të acaruar. Situata do të përmirësohet në fundjavë, atëherë kur falë pranisë së Jupiterit në shenjën tuaj do të gjeni qetësinë dhe do të ndiheni të lirë të argëtoheni. Hëna do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj dhe nuk do të merreni me gjërat që s’ju interesojnë.

Bricjapi

Mërkuri është planeti që ju përfaqëson e megjithatë nuk do ta keni mbështetjen e tij gjatë kësaj jave. Për këtë arsye të lindurit e kësaj shenje do të mbeten disi keq përballë një situate të tillë, pavarësisht shpresave të mëdha që kishin se gjërat do të përmirësoheshin. Këshillohet që të mos mërziteni, por shfrytëzoni praninë e Hënës së plotë që do të kalojë në shenjën tuaj ditën e diel.  

Ujori

Më në fund do të gjeni ekuilibrin në jetën tuaj dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Për këtë do t’ju ndihmojë kalimi i Venusit në shenjën tuaj. Këshillohet t’u qëndroni larg personave nervozë që të mos ndikoheni prej humorit të tyre të keq. Në fundjavë shfrytëzoni praninë e yjeve në shenjën tuaj për t’u dhënë zgjidhje disa problemeve.

Peshqit

Pjesa e parë e javës do të kalojë mes dyshimesh dhe pavendosmërisë, duke mos rezultuar në asgjë konkrete dhe më pas do t’ju duhet të përballeni me realitetin. Por të premten, me kalimin e Venusit në shenjën tuaj, marrëdhëniet me personat e rëndësishëm për ju do të forcohen dhe kjo do të ndodhë tamam në kohë për të kufizuar dëmet që shkaktonte Urani duke ju bërë nervozë e të paduruar. Pra, ju këshillohet që të mbani qëndrim pozitiv. /b.l/noa.al/