Transmetuar më 03-12-2017, 14:36

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 4 dhjetor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mos kërkoni të dominoni mbi partnerin/en dhe të jeni ju që e udhëhiqni atë sepse do keni probleme serioze. Në një lidhje të dy kanë të drejta të barabarta dhe duhet gjithmonë të bashkëpunojnë. Beqarët do kenë mbështetjen e Diellit dhe do realizojnë disa takime interesante. Me financat tregohuni të arsyeshëm.

Demi

Mos u mbyllni në vetvete dhe mos vuani në qetësi gjatë kësaj dite, por flisni me partnerin/en dhe tregojini brengat që keni. Vetëm në këtë mënyrë do arrini t’i zgjidhni ato. Beqarët duhet të bëjnë akoma më shumë durim për të krijuar një lidhje të qëndrueshme. Financat nuk do jenë të këqija.

Binjakët

Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Secili prej jush do kërkojë pedalet e tija dhe nuk do arrini dot të gjeni zgjidhjen më të mirë. Beqarët nuk duhet të joshin këdo që do ju dalë përpara sepse në këtë mënyrë do i bëjnë dëm imazhit të tyre. Në planin financiar merrni masa strikte.

Gaforrja

Duhet me patjetër të bëni ndryshime gjatë kësaj jave në jetën tuaj në çift dhe ta largoni njëherë e mirë rutinën. Vetëm në këtë mënyrë lidhja juaj do ecë si duhet dhe partneri/ja nuk do i hedhë sytë diku tjetër. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura. Në planin financiar duhet të hiqni disa para mënjanë për të ardhmen.

Luani

Edhe pse marrëdhënia me partnerin/en nuk është aq e ngrohtë sa ju do dëshironit, sot do jeni optimistë dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Mbrëmja do jetë më e mirë. Beqarët do bëjnë çfarë të mundin për të pasur takimet e ëndërruara, por nuk do kenë fat. Financiarisht nuk do keni për çfarë të shqetësoheni sepse gjithçka do jetë në favorin tuaj.

Virgjëresha

Ditë e bukur dhe e mbushur me surpriza kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione të njëpasnjëshme dhe do doni që dita të mos ketë fund. Edhe beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe në praninë miqve. Financat do jenë përgjithësisht të qëndrueshme dhe pa probleme.

Peshorja

Ditë goxha e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni debate me partnerin/en dhe do e ngrini zërin më shumë sesa duhet. Asnjeri prej jush nuk do hapë rrugë. Beqarët më në fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Një tjetër etapë do filloje për ta. Financat do kenë përmirësime të vogla.

Akrepi

Bekimi i yjeve do jetë mbi të gjithë ju gjatë kësaj dite. Gjithçka do shkojë mirë dhe madje do merren edhe vendime mbi të ardhmen. Çiftet me probleme do e gjejnë me mirëkuptim zgjedhjen. Beqarët duhet me patjetër ta largojnë turpin nëse duan të krijojnë një lidhje. Në planin financiar duhet të bëni kujdes.

Shigjetari

Ditë shumë e favorshme dhe e bukur kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e qëndrueshme dhe nuk do mungojnë as çastet romantike. Beqarët gjithashtu do kenë takime interesante dhe dashuri me shikim të parë. Financat do jenë në një gjendje goxha të mirë.

Bricjapi

Edhe nëse keni disa mosmarrëveshje në çift nuk duhet ta dramatizoni situatën sot. Në jetë ka ulje dhe ngritje dhe lum ata që dinë si ta menaxhojnë mirë çdo situatë. Beqarët do ndihen mirë në praninë e miqve dhe familjarëve dhe nuk do kërkojnë me ngulm një lidhje. Në planin financiar mirë do jetë të shpenzoni me maturi.

Ujori

Sektori i ndjenjave do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur gjatë kësaj dite. Do ja kaloni mjaft mirë pranë partnerin/es tuaj dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Beqarët nga ana tjetër do vazhdojnë të jenë në kërkim të princit të kaltër edhe pse fati nuk do jetë me ta. Në planin financiar situata do fillojë të stabilizohet.

Peshqit

Nëse jeni në një lidhje do përballeni me disa probleme gjatë kësaj dite. Do dëshironi që gjithçka të bëhet si thoni ju, por duke qenë se partneri/ja nuk do e pranojë ketë do debatoni ashpër. Hëna do jetë planeti që do ndihmojë beqarët të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Në planin financiar duhet të mos ndaleni së u marri me menaxhimin e te ardhurave. /b.l/noa.al/