Transmetuar më 02-12-2017, 18:55

Mbyllet me rezultatin 2-1 në favor të korçarëve kryendeshja e kësaj jave në superligën shqiptare, Skënderbeu-Kukësi.

Kanë qenë korçarët ata që kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Takut në minutën e 36’ të takimit.

Miqtë kanë arritur të barazojnë shifrat me anë të Gurit në minutën e 43’.

Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë e takimit.

Avantazhin Skënderbeu e ka gjetur në minutën e 69 me anë të Xhejms.

Dy minuta më vonë, mbrojtësi korçar Kristi Vangjeli është ndëshkuar me karton të kuq.

Me këtë fitore Skënderbeu kryeson bindshëm kampionatin me 31 pikë që ndiqet nga Kamza me 23 pikë./a.k/noa.al/