Transmetuar më 02-12-2017, 08:43

Një tjetër shqiptar shpallet kampion bote në boks, më konkretisht në kategorinë e kickbox.

Bëhet fjalë për Kristian Prenga, i cili natën mes të premtes dhe të shtunës në ndeshjen e zhvilluar në Ontario të Kanadasë, mposhti kundërshtarin e tij duke u shpallur kampion bote.

Ndeshja u zhvillua në orën 02.30 në Ontario të Kanadasë, ku i riu shqiptar fitoi titullin botëror.

Pas fitores së titullit kampion bote, ai valëviti në ring flamurin tonë kombëtar.

Titulli u fitua për kategorinë e peshave të rënda, ku 26-vjeçari shqiptar arriti të triumfojë. /a.y/noa.al