Transmetuar më 01-12-2017, 17:41

Vazhdon situata e rëndë në mbarë vendin, sa i përket përmbytjeve.
Mësohet se mbrëmjen e kësaj të premte, tre ura janë shembur në Shijak. Kjo ka sjellë bllokimin e fshatrave Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel.
Qarkullimi është i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave. Po ashtu probleme janë raportuar edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët.
Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, vijon operacioni nga Emergjencat Civile për shpëtimin e banorëve të tjerë që janë në rrezik. (e.c/noa.al)