Transmetuar më 30-11-2017, 22:11

Dashuria me gjithë zemër dhe gjithë çka kishte për gruan e tij, duket se i ka kushtuar shtrenjtë një biznesmeni.

Rasti në fjalë ka ndodhur në Itali, ku sipas mediave lokale, një biznesmen të cilit identiteti nuk i bëhet i ditur, është ndarë nga gruaja në mënyrën më të keqe të mundshme.

Biznesmeni, mësohet se të gjitha investimet dhe pasurinë, e kishte vënë në emër të gruas.

Por kjo e fundit duket të ketë gjetur "shpirtin binjak" diku gjetkë. Sipas mediave lokale, gruaja është dashuruar me një tjetër biznesmen, dhe pas disa kohësh është larguar nga shtëpia pa njoftuar.

Sikur të mos mjaftonte kjo, gruaja ka punësuar një avokat, me anë të të cilit ka arritur t’i marrë ish-bashkëshortit biznesmen të gjithë pasurinë, përfshirë këtu shtëpinë. Madje edhe motorrin tip "Scooter", e vetmja gjë që i kishte mbetur.

Ndërkohë që biznesmeni fatkeq tashmë ka përfunduar i pastrehë dhe në gjendje të rëndë psikologjike e shëndetësore.

Çifti mësohet se deri në atë moment, mes tyre nuk ka pasur probleme. (e.c/noa.al)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd