


Reshjet e mëdha dhe të pa ndaluara gjatë gjithë ditës kanë sjellë edhe përmbytjen e autostradës Tiranë- Durrës. Siç shihet në foton e siguruar nga opinion.al uji ka vërshuar në të gjithë autostradën.
Disa automjete raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara. Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergejncat Civile pasi situata po agravon.
Ndërkohë situatë e rënduar e motit të keq paraqitet edhe në disa rrethe të tjera. Pas dëmtimit të çatisë në spitalin e Pukë, si pasojë e motit Bulqiza rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm.
Një sasi stogu kromi ka rrëshqitur në zonën D në Bulqizë çka ka sjellë rrezik në tubacionin e ujit të pijshëm. Ky ishte tubacioni kryesor që furnizon qytetin e Bulqizës me ujë të pijshëm.
Nga momenti në moment rrezikohet të ketë edhe rrëshqitje masive të tjera, pasi kjo është një zonë e rrezikshme ndaj rrëshqitjeve.