Transmetuar më 29-11-2017, 20:39

Tetë gomerë të cilët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme në Indi janë “burgosur” për katër ditë.

Sipas New Delhi TV, gomerët kanë kullotur në një pjesë toke që i përket burgut, në distriktin Jalaun të provincës Uttar Pradesh, ndërsa më pas janë mbyllur nga zyrtarët e burgut, duke u mbajtur në burg për katër ditë.

RK Mishra, zyrtar policor i burgut, tha se gomerët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme të cilat ndodheshin në parcelën e burgut.

“Ne më parë i kishim paralajmëruar pronarët që t’i mbajnë larg prej këtu gomerët e tyre, por ata nuk ia vunë veshin këtij paralajmërimi. Për këtë arsye, ne i mbyllëm gomerët”, ka shtuar ai.

Gomerët në burgun e Jalaunit u liruan pasi një politikan lokal ka paguar dëmet e shkaktuara. /k.k/noa.al/