Transmetuar më 29-11-2017, 17:25

Recetat e thjeshta që përgatiten në pak kohë janë gjithmonë të preferuarat! Keku me fruta është një ëmbëlsirë e lehtë që nuk do t’iu bëj të ndiheni shumë në faj pse po hani të ëmbla. Nëse doni, pakësoni sasinë e sheqerit që po propozojmë më poshtë.

Përbërësit për tavë me diametër 26 cm: 3 vezë, 120g miell integral, 100g miell, 100g sheqer kaf, 150 gr kos i bardhë me yndyrë ose kos me fruta, 1 dardhë, 1 mollë, 1 banane, një portokall, një kivi, 1 bustinë me sodë për ëmbëlsira (16 gr) të tretur me 2 lugë qumësht, një grusht sheqer kaf për ta spërkatur.

Përgatitja: Ndezim furrën me 180°c, qërojmë frutat dhe i ndajmë në feta.

1. Me rrahësin e vezëve me dorë, rrahim vezët me sheqerin, shtojmë kosin, miellin dhe sodën e tretur më parë në qumësht, shkruan living. I përziejmë të gjitha deri sa të përftojmë një brumë homogjen. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell.

2. Shpërndajmë frutat te brumi në tavë, e spërkasim sipër me sheqer kaf dhe e pjekim për 40/45 minuta në furrën e ngrohur më parë. E heqim nga tava kur të jetë ftohur plotësisht dhe e presim në copa për ta konsumuar.