Transmetuar më 29-11-2017, 14:09

E qara e saj me dënesë në momentin e arrestimit nuk i preku aspak policët, të cilët nuk e besojnë alibinë e saj.

Një vajzë 23-vjeçare amerikane, Brittany Robinson, nga Shenango, në Pennsylvania, përfundoi në burg e arrestuar për vrasjen e fëmijës të cilin sapo e kishte sjellë në jetë fshehurazi familjes, ku kufomën e kishte fshshur në një sirtar.

Vajza pretendon se kuptoi se kishte ngelur shtatzënë vetëm të premten, ku pas një dite plot dhimbje barku solli në jetë vogëlushin në vaskën e banjës së shtëpisë, ku dhe jeton me prindërit e saj.

Në atë moment duke parë se foshnja nuk merrte frymë, e përfshirë nga paniku, e mbështolli me bluzë dhe e futi në sirtarin e një mobiljeje. Një ditë më vonë e futi në një çantë dhe e fshehu poshtë këmbëve të dollapit. Por se si mendonte se askush nuk do e gjente, kjo nuk është e qartë.

Pasditen e së dielës, teksa ajo ndodhej në punë, e vërteta doli në shesh. Babai i saj i cili po kërkonte dritat për të zbukuruar pemën e vitit të ri, befas u përball me kufomën e foshnjes. Në gjendje shoku ai telefonoi policinë.

Efektivët e policisë shkuan të merrnin Brittany direkt në vendin e punës, duke e arrestuar nën akuzën e vrasjes dhe fshehjes së kufomës. Vajza shpërtheu në lotë dhe tentoi të kërkonte ndjesë në një mijë mënyra, duke pretenduar se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe se fëmijë kishte lindur i vdekur, ndaj prej frikës ajo fshehu kufomën e tij, shkruan noa.al.

Por agjentët nuk besojnë asnjë fjalë të saj, madje pretendojnë se kanë prova të qarta të faktit se Brittany, nënë e një djali 8 vjeç, ishte plotësisht e vetëdijshme për shtatzëninë dhe se ia kishte fshehur familjes. Foshnja kishte lindur mbi 3 kilogramë dhe dukej i shëndetshëm pa shenja sëmundjesh.  

Brittany, u dërgua në spital të dielën për të marë kurimin e nevojshëm pas lindjes, por doli të hënën ku u paraqit në seancë. Gjyqtari i mohoi lirinë me kusht, duke bërë që ajo të përfundojë në pranga. /a.y/noa.al