Transmetuar më 29-11-2017, 13:25

Hajdutët në rrugë janë kthyer tashmë një nga problemet më të mëdha pothuajse në çdo cep të botës. Një fenomeni të tillë nuk mund t’i shpëtonte as Brazili, i cili nuk ka mundur ende të gjejë një zgjidhje.

Megjithatë ky problem gjithnjë në rritje bëhet edhe më i rëndë kur listës së hajdutëve i shtohen edhe fëmijët.

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë pranë disa bankomatëve, tregon se ky problem po rrënjoset gjithnjë e më tepër edhe tek më të vegjlit, të cilët shfrytëzohen edhe nga grupe të caktuar për të kryer vjedhjet.

Në pamje dallohen disa persona duke bërë tërheqje të parave, e mes tyre shikohet edhe një fëmijë, jo më i madh se 4 vjeç, i cili u afrohet si pa të keq të rriturve.

Deri këtu gjithçka normale, por në momentin që bankomati nxjerr kartomonedhat e njërit prej tyre, fëmija zgjat dorën para të rriturit duke i marrë dhe tenton që të largohet. /b.l/noa.al/