Transmetuar më 28-11-2017, 20:57

Nga Spartak Ngjela

105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë çeli derën e Shqipërisë territoriale.

Gëzuar!

Filloi në Maqedoni procesi i arrestimit të korrupsionit dhe histerisë antishqiptare.

Sot u arrestua ministri i Brendshëm.

Në këtë rrugë është edhe ish kryeministri Gruevski: këta janë dy antishqiptarët e mëdhenj kundër gjuhës shqipe në Maqedoni.

Edhe procesi i të drejtës së Çamërisë sapo ka nisur, do ta dëgjoni.

Sot shqiptarët janë me dy shtete në Ballkan, dhe procesi po ecën drejt territoreve të tjera shqiptare. Vetëm shqiptarët e garantojnë interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Politika amerikanë po e çon deri në fund angazhimin e saj për të drejtat e shqiptarëve.

Shqipëria territoriale tani ka kohën e vet; ajo është rreth 70 mijë km2 sot.

Dhe kudo po flitet shqip.

Bashkimi shqiptar është tani kusht historik , por pengesa kryesore e kësaj politike amerikane është korrupsioni shqiptar.

Shpejt fillon dhe në Tiranë pastrimi antikorrupsion i politikës së lartë dhe i organeve të drejtësisë.

Dosjet janë bërë gati.

Angazhimi amerikan për shpëtimin e shqiptarëve nga shtypja genocidialë në territoret shqiptare të pushtuara, dhe nga korrupsioni në Shqipëri është i pakthyeshëm.

Arbëria do shkojë domosdoshmërisht të kufijtë e saj territorialë.

Ky është kusht historik i pashlyeshëm sot.

Prisni dhe shikoni!

Gëzuar të gjithëve festën e madhe të pavarësisë.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al