Transmetuar më 28-11-2017, 17:25

Një vajzë e vogël vetëm 9 vjeçe ka mbetur shtatzënë me njerkun e saj, por nuk mund të abortojë. Skandali ka përfshirë të gjithë vendin, pasi u zbulua se e mitura përdhunohej deri në dhjetë herë në ditë.

Nëna e saj vuri re diçka të çuditshme kur pa që barku i vajzës po rritej papritur.

Kur u zbulua shtatzënia, vajza ishte pesë muajshe shtatzënë, tepër vonë për të bërë abort.

Gruaja as që e mendonte se fajtori për shtatzëninë e së bijës ishte partneri i saj. Historia shokuese vjen nga Peruja, ku policia po kërkon pareshtur të dyshuarin.

Hetuesit gjatë javës që lamë pas, zbuluan se përgjegjësi për abuzimin është Elmer Sergio Chambergo Tapia, 30 vjeç, i cili u arratis pasi mori vesh për shtatzëninë, shkruan noa.al.

Familja e vajzës kërkon që të bëhet drejtësi.

Nga ana e saj ministrja për të drejtat e grave në Peru, Ana Maria Choquehuanca, siguroi se qeveria po bën të pamundurën për të aprovuar sa një ligj më të ashpër lidhur me të drejtat e viktimave të abuzuara seksualisht. /a.y/noa.al